Nga kush mori dhuratë Luana Vjollca? (Foto)

E publikuar: 04/04/2016 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e kaluar mbeti duarthatë meqenëse ishte vetë ajo që rezervoi dhurata për mysafirin, Lorik Canën.

Nga ky i fundit, fatkeqsisht prezantuesja Luana Vjollca nuk mori as atë që shpresonte dhe e donte, një ‘follow’ në Instagram.

Por, një situatë diametralisht tjetër është paraqitur sot. Bukuroshja ka pasur përkrah kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë të realizuar për maratonën e së dielës.

E i pari i kryeqytetit shqiptar prezantueses Vjollca i ka dhënë edhe një dhuratë, që normalisht lidhet me Tiranën, kryetar i së cilës është tash e disa muaj.

Luana, mirënjohëse për respektin, e ka falemnderuar edhe në rrjete sociale Erionin për dhuratën e bërë.

l_1459750694-3942054