Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë Musa Xhaferi pritet që gjatë ditëve në vazhdim të japë dorëheqje nga posti pas skandalit të publikimit të bisedës në telefon me deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, mëson portali Albeu nga burime brenda partisë.
Sipas këtij portali, largimi i Musa Xhaferit është gati i sigurt dhe kjo temë tashmë po flitet hapur brenda partisë.
Burimet e njëjta theksojnë gjithashtu se kjo edhe ka qenë tema kryesore e mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë së BDI-së, ku nuk është marrë ndonjë vendim konkret.