Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e brodit të drejtorëve, e cila është transmetuar drejtpërdrejt në radiot lokale.
Në këtë takim, kryetari Haziri ka deklaruar se gjatë 3-mujorit të punës së vitit 2016 është kryer pjesa kryesore e projekteve për vitin 2016 dhe pas zotimit të mjeteve, do të shpallen projektet.
“Programet dhe projektet janë hartuar sipas planit buxhetor dhe presim që të filloj shpallja e tyre që kanë të bëjnë me infrastrukturën publike. Sa i përket kanalizimit, ujësjellësit dhe infrastrukturës nëntokësore, Komuna e Gjilanit përmes dy vijave të reja buxhetore, soft loan të Austrisë dhe qeverisë zvicerane, do të fillojë implementimin e progamave së shpejti. Ndërkaq, po e paralajmëroj që javën e ardhshme fillojnë projektet e mëdha infrastrukturore në qytet dhe fshatra në ndërtim të rrugëve, e që kapin vlerën e 3.5 milionë euro”, ka thënë Haziri.
Në mbledhjen e sotme u tha se gjatë kësaj faze tre-mujore është hartuar plani zhvillimor komunal, përgatitja e planit të ri të PPP, trajtimi i transportit publik dhe iniciativa për fillimin e procedurave për PPP me palestrën sportive, efiçienca e energjisë elektrike në kuadër të programit të ri të Komunës me prioritet tregu i gjelbër, sikurse edhe çerdhja përmes grantit të qeverisë amerikane.
Poashtu, në takim u theksua se gjatë kësaj faze janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të tri shtëpive të reja për familjet në nevojë, qendra e alarmit, revidimi i 18 programeve të vjetra, çështjet e arsimit lidhur me kampusin e shkollave të mesme etj.
Në fund, kryetari Haziri u ka bërë apel bizneseve, kafeterive dhe lokaleve afariste, që pretendojnë t’i shfrytëzojnë hapësirat publike, t’i bëjnë kërkesat me kohë, por paraprakisht t’i shlyejnë obligimet nga vitet e kaluara.
“Përdnryshe, nuk do të miratohet asnjë kërkesë derisa nuk shlyhen borxhet e mëhershme. Nuk do të lejohet që të shfrytëzohet hapësira publika për interesa private dhe pa iu përbajtur rregullores për taksa komunale”, ka thënë Haziri.
Haziri ka theksuar, poashtu, se nuk do të ketë as subvencione për organizata e shoqata, nëse nuk i kanë mbyllur subvencionet e vitit të kaluar.
Haziri: Javën e ardhshme nisin investimet në ndërtim të rrugëve të Gjilanit në vlerë prej 3.5 milionë euro
NGA KATEGORIA