Një person ka vdekur dhe 3 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjakovë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Leqan , ka konfirmuar për KTV-në Policia në Gjakovë.
Viktima që është mashkull i moshës 55 vjeçare nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur derisa po transportohej në QKUK.
Togeri Albin Sahatqija i ka thënë televizionit se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti ku janë përfshirë 4 automjete, ka ardhur për shkak të mos respektimit të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, përcjell koha.net. Tashmë në vend të ngjarjes janë hetuesit e policisë dhe prokurori i shtetit.