Lajmet

Ministrja Bajrami flet për ekonominë e Kosovës dhe mundësitë për investime gjatë vizitës zyrtare në Maltë

28.03.2016 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës të kryesuar nga presidentja Jahjaga në vizitën shtetërore në Maltë, mori pjesë në takimin e zhvilluar me presidenten e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, George Vella.
Gjatë ditës së sotme, ministrja Bajrami zhvilloi një takim bilateral me Ministrin për Ekonomi, Investime dhe Biznes të Vogël, z. Chris Cardona, me të cilin diskutoi rreth intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve. Me theks të vaçant, të dy ministrat diskutuan rreth marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve e cila pritet të nënshkruhet shumë shpejt në mes të dyja vendeve. Në takim u diskutua poashtu edhe rreth mundësisë së zgjerimit të aktivitetit të kompanive nga Malta në Kosovë marrë parasysh pohimin e kompanive malteze se ato e shohin Kosovën si mundësi për të zgjeruar aktivitetin e tyre afarist në tregjet e jashtme.
Në takimin e zhvilluar në mes Odave Ekonomike nga Kosova dhe nga Malta, ministrja Bajrami foli rreth situatës ekonomike në Kosovë dhe prezantoi mundësitë për investime në vendin tonë. Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Maltës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit