Kaçaniku shpejt do te jet me objektin e ri te Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Objekti i tipit P+1 me sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 metrash katror është duke u ndërtuar me bashkëfinancim të Komunës së Kaçanikut, Ministrisë së Shëndetësisë, Ambasadës së Luksemburgut dhe Caritasit të Luksemburgut. Sipas Kontratës së nënshkruar do të investohet shuma prej 1,245,000 euro prej të cilave Komuna do të dhuroj 350,000 euro, Ministria e Shëndetësisë shumën prej 650,000 euro, Caritasi 200,000 euro dhe ambasada e Luksemburgut do të participoj me 45,000 euro.
Shkëlqim Ajdini