Tribunali i Hagës e ka shqiptuar aktgjykimin ndaj Radovan Karaxhiqit për krime në Bosnjë e Hercegovinë. Ai është dënuar me 40 vjet burgim dhe është shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë dhe për rrethimin e Sarajevës.
Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 aktakuzat që i ngarkoheshin.