Lokale

Rrëfimi i një burri, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës

23.03.2016 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qytetari “S” (identiteti dhe emri i të cilit është i njohur për redaksinë), me kombësi shqiptar nga Kosova, rrëfen për Radion Evropa e Lirë për tmerret që ka përjetuar gjatë luftës. Ai është një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës së fundit.
Zotëri, gjatë luftës në Kosovë, keni përjetuar dhunë. Me çfarë saktësisht jeni përballur?

S: Gjatë luftës forcat serbe na kanë dëbuar nga fshati dhe kemi ardhur në Prishtinë. Jemi vendosur në lagjen “Bunari i Hajratit”, aty kemi qëndruar me familje një kohë bukur të gjatë dhe aty kemi përjetuar gjëra nga me të ndryshme të tmerrit që mund t’i përjetojë një familje dhe shumë familje që kanë qenë në Prishtinë. Në atë lagje, por edhe në lagjet tjera ka pasur punkte policore dhe është dashur të dalim dhe të depërtojmë për të siguruar ekzistencën e familjes me bukë.

Kanë ardhur forcat serbe dhe na kanë thënë se duhet të shkojmë te një shkollë për t’i marrë disa kartonë, si letërnjoftime identifikuese. Kam dalë dhe kam shkuar nga qendra e Prishtinës, përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëkohësisht kam ecur për të kërkuar bukë për familje.

Në qendër kam hasur në katër policë të forcave serbe, më kanë ndalur, më kanë legjitimuar, më kanë goditur dhe në gjuhën serbe kanë thënë ‘e gjetëm një viktimë’.

Më kanë futur në një ndërtesë shkallëve poshtë, më kanë zhveshur dhe më ka dhunuar njëri nga ta. Ante i kanë thënë dhe ka pasur një shenjë në ballë, i madh dy metra dhe emrin e ka pasur Antiq.

Aty me kanë maltretuar në mënyrën më të rëndë të mundshme. Fati im, gjatë maltretimit e dhunimit, ka ardhur një oficer i tyre dhe u ka bërtitur në gjuhën serbe ‘Zoti ju vraftë, çka jeni duke bërë këtu’.

Ata ikën jashtë, unë u vesha dhe pasi kam dalë, nuk kam ditur as nga ecja, përfundova në një lagje afër spitalit [të Prishtinës].

Në cilin vend ju ka ndodhur kjo ngjarje dhe a ka pasur persona të tjerë si ju?

S: Kjo më ka ndodhur mua në restaurantin, në atë kohë i njohur si “Restaurant Beogradi” – është podrum përballë tash kinemasë “ABC”. Aty kanë qenë edhe dy femra dhe nuk di gjë për historinë e tyre. I pranishëm ka qenë edhe një shqiptar, që kishte bashkëpunuar me policinë serbe në atë kohë, por që siç duket nuk i kishe kryer detyrat mirë dhe e kishin rrahur. Kaq di të them për atë vend.

Sa kohë keni qëndruar në atë vend?

S: Aty me kanë mbajtur diku rreth 40 minuta.

Gjatë kohës sa keni qëndruar aty, a ju kanë thënë diçka tjetër?

S: Gjithçka me kanë thënë: ‘do t’ju vrasim të gjithëve, do t’ju vrasim fëmijët, do t’ju prejmë të gjithëve në Prishtinë”… Të gjitha këto m’i kanë thënë në gjuhën serbe. Unë e kam ditur gjuhën serbe dhe kjo ndoshta më ka ndihmuar pak, për të kuptuar.

Si e ritakuat familjen?

S: Po shkova në shtëpi, takova familjen, kam qëndruar i shtrirë, nuk kam folur asgjë dhe janë mërzitur. Familjarët me pyesnin vazhdimisht se çfarë kam, unë u thosha asgjë dhe pas një kohe i kam treguar gruas time. Pas një kohe, jam kthyer në Prishtinë dhe kam dëgjuar që një person po merr shënime për personat e dhunuar.

Të afërmit e tjerë a kanë njohuri për rastin që të ka ndodhur?

S: Nuk kam dashur t’i tregoj askujt tjetër, as vëllezërve se në Kosovë flasin gjëra të ndryshme edhe nuk kam pasur nevojë që t’ju tregoj. I kam treguar institucioneve përkatëse, që kam besuar në to, që do të bëjnë diçka në të mirën time dhe bashkëshortes sime. Me të vërtetë me vjen shumë inat dhe më bren shumë shpirtërisht, sepse nuk kam përjetuar diçka të tillë kurrë.

Çka prisni ju që të bëjnë institucionet për ju?

S: Unë pres nga institucionet që sa më shumë ta njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara që në Kosovë është bërë dhunë sistematike seksuale ndaj gjinisë femërore, por edhe mashkullore. Le të binden një herë e përgjithmonë edhe Kombet e Bashkuara se në Kosovë është kryer gjenocid i të gjitha formave.

A keni aplikuar për njohjen e statusit e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë?

S: Unë po pres që përmes një zyreje në Kosovë, ku kam treguar rastin, të rregullohet kjo punë. Unë e kam lajmëruar rastin tim që 17 vjet.

Çka keni për t’ju thënë personave të tjerë që mund t’ju ketë ndodhur diçka e tillë?

S: Ata nëse janë poshtëruar gjatë luftës nga [forcat serbe] duhet të tregojnë dhe mos ta lënë për momentin e fundit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj