Lajmet

Fana bën bashkë Mustafën, Sejdiun e Dacin

21.03.2016 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Duke kërkuar nga subjektet politike, zgjidhje për situatën aktuale në Kosovë, u shënua sot 26 vjetori i themelimit të degës së tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e njohur si “Dega e presidentit Rugova”. Kjo degë, dekoroi bashkëshorten e ish-presidentit Rugova, me titullin e anëtares së nderit të kësaj dege.

Në këtë ceremoni e cila filloi me intonimin e himnit të Kosovës, atij dardan “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” si dhe me këngë kushtuar Ibrahim Rugovës, morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-kryeparlamentari , dikur edhe anëtar i LDK–së, Nexhat Daci si dhe anëtarë të familjes së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke uruar këtë degë për 26 vjetorin, ftoi të gjithë anëtarët e LDK-së që të punojnë për forcimin e kësaj partie, dhe të gjithë Kosovës.

“Ju ftoj që të punojmë bashkë që ta forcojmë LDK-në dhe ta forcojmë Kosovën. Ky është misioni dhe detyra jonë. Unë besoj që çdo anëtarë i LDK-së dhe çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka qëllime të mira për Kosovën, ka aspirata që Kosova të forcohet, të bëhet shtet demokratik dhe shtet i familjes euroatlantike”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa kryetari i kësaj dege të LDK-së, Hazir Borovci tha se dega e tretë e LDK-së ka përkrahur presidentin historik Ibrahim Rugova, ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe përkrah kryetarin e LDK-së dhe kryeministrin, Isa Mustafa.

Duke thënë se filozofia e LDK-së është mirëkuptimi, Borovci tha se Kosova po kalon periudhën, ndoshta më të vështirë si pasojë e mos-respektit të institucioneve të vendit nga ana e subjekteve politike.

Ai bëri thirrje që subjektet politike të gjejnë zgjidhje për këtë situatë, duke deklaruar se vendit po i dëmtohet imazhi dhe po i zbehet mbështetja ndërkombëtare.

“Filozofia e LDK-së është po ashtu edhe mirëkuptimi në mes të njerëzve. Kjo filozofi është shumë e nevojshme të kultivohet edhe në raport ndërmjet subjekteve politike, si konstatuese të jetës politike dhe institucionale në vendin tonë. Në kohën kur vendi jonë po kalon periudhë ndoshta më të vështirë nga krijimi e këndej, si pasojë e shprehjes së vazhdueshme të mungesës së respektit nga ana e disa subjekteve politike për institucionet shtetërore dhe bartësit e këtyre institucioneve, të ardhur nga vota e lirë e qytetarëve, vendi jonë po rrezikon të dëmtojë imazhin e saj ndërkombëtarë dhe për pasojë ndoshta edhe zbehjen e mbështetjes ndërkombëtare, aq të nevojshme. Është obligim i të gjithë subjekteve politike që të mbajnë lartë agjendën shtet – formuese, të respektojnë institucionet demokratike dhe me një unitet të përbashkët, veprues, të gjejnë zgjidhje për kapërcimin e kësaj situate. Përplasjet politike nuk i shërbejnë interesave të vendit dhe qytetarëve to në”, tha ai.

Gjatë tërë kësaj ceremonie të shënimit të këtij përvjetorit, të ftuarit, Fatmir Sejdiu, i cili është edhe kryetar nderi i LDK-së, dhe ish- anëtari i kësaj partie, Nexhat Daci, qëndruan të distancuar nga kryesia e kësaj partie. Madje, pas përfundimit të fjalimeve Daci doli nga kjo ceremoni pa përshëndetur kryeministrin Mustafa, Sejdiun, dhe anëtarët e kryesisë së LDK-së.

Në këtë ceremoni, të pranishëm nuk ishin anëtarët e kësaj partie, deputetët në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi dhe Vjosa Osmani.

Ndryshe, në këtë ceremoni u tha se LDK-së u janë shtuar edhe 184 anëtarë të rinj, ndërsa 26 prej tyre sot morën librezat e anëtarësimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve