Ekonomi

Të korruptuarit e profilit të lartë, të paprekshëm

21.03.2016 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë është i ndërlidhur me ndërhyrjet politike dhe neglizhencën e prokurorëve.

Kështu thuhet në një raport të cilin e ka publikuar Instituti Kosovar për Zhvillim të Politikave [KIPRED].

Në raport thuhet se presioni ndaj prokurorëve është i drejtpërdrejtë ose ai shfaqet nëpërmjet fushatave të ndryshme në media.

Ariana Qosaj – Mustafa drejtoreshë e programit dhe hulumtuese e lartë në [KIPRED] thotë se përpjekjet e institucioneve shtetërore të Kosovës për të luftuar këtë dukuri kanë prodhuar rezultate të turpshme për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe performances së dobët të institucioneve të sundimit të ligjit.

“Në rastet që kanë qenë më problematike kemi pas veprime që kanë qenë taktike. Ne i kemi quajtur ashtu për arsye se kemi menduar se ofrimi i drejtësisë në këto raste ka qenë taktik për shkak se i dini rastet e parashkrimit të hetimeve që janë përmendur për shembull rasti i KEK-ut, ku është i përfshirëdo të thotë një person i profilit të lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, pastaj kemi pasur rastet me furnizim me armë të Policisë së Kosovës dhe rastin e hetimeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar për lojërat e fatit “Apex”, tha Qosja – Mustafa.

Qosja thotë po ashtu se fazat fillestare të hetimeve shpesh rrjedhin si informacion nëpërmjet artikujve të botuar në mediat publike, duke rritur në këtë mënyrë presionin publik ndaj prokurorëve të caktuar.

Për këtë arsye, sipas saj, prokurorët shpesh me vetëdije vendosin që të mos merren me raste të mëdha.

“Duhet të hiqet kjo pasiguri juridike dhe duhet të lëshohet një qarkore e re e cila do të duhej të bëjë një interpretim të ri të kësaj situate sepse me të vërtet është situata problematike e posaçërisht nëse flasim për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, është shprehur ajo.

Drejtoresha e programit dhe Hulumtuese e lartë në KIPRED thotë se ngjashëm me shërbimet prokuroriale, edhe gjykatat kanë pasur pengesa në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

“Politika ka qenë ajo që në njëfarë mënyre e ka garantuar vetveten që të mos hetohet për shkak të pushtetit që kanë pasur. Nëse shikojmë në Agjenci Kundër Korrupsionit, pasurinë e deklaruar, kemi shuma marramendëse të cilat janë krijuar. Nëse krahasohen ato nga viti 2011 deri në vitin 2015 ajo është një pasuri e cila është e pashpjegueshme”, tha Qosja – Mustafa.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se në Kosovë deri më tani është vërtetuar se vetëm qytetarët e rëndomtë, mund të ndiqen për vepra të vogla penale, kurse ka munguar, siç thotë ai, ndjekja penale e personave të profileve të larta të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

“Deri më tani ka munguar në të gjitha aspektet vullneti politik për të luftuar korrupsionin në Kosovë, por fatkeqësi e madhe është që ka munguar tek ata që janë zbatues të ligjit, në këtë rast prokurorët dhe gjykatësit, të cilët kanë mandat që të bëjnë ndjekjen dhe gjykimin e fenomenit të korrupsionit”, thekson Musliu.

Në mënyrë që të përmirësohet lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë në veçanti, KIPRED rekomandon që prokurorët specialë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien, ndaj publikut në rastet e përndjekjes penale të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë.

Sipas KIPRED, autoritetet e drejtësisë duhet të veprojnë në suazat e legjislacionit të tanishëm, për luftimin e korrupsionit, përfshirë këtu dhe korrupsionin e profilit të lartë dhe që autoritetet në vendim-marrje politike, të tregojnë vullnet të qartë për të luftuar korrupsionin e profilit të lartë, raporton rel.

Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Transparency International, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”