Insajder botoi lajm ne kundershtim me etiken – Kryeministri e ka humb kompasin…

E publikuar: 20/03/2016 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Halil Matoshi përmes një postimi profilin e tij në Facebook ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar për vëllain e kryeministrit Isa Mustafa i cili kishte kërkuar azil, dhe kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Postimin e plotë:

E lexova Insajder-in per vellaun e Kryeministrit dhe fort u zemrova me miqte e mi, para se gjithash me koleget e mi nder ma t’respektuemit, Vehbi Kajtazi-n, Parim Olluri-n dhe Vullnet Krasniqi-n. Me kete te fundit edhe i ndrrova dy tre fjale kolegiale.
M’u dokt tregim pa etike profesionale, raportimi se vellau i KM ka lype azil per me u sheru jasht atdheut.
Media nuk ka te drejte t’i zbuloje semundjen nji qytetari te rendomte – pa lejen dhe dijenin e tij!
Cenim flagrant i privatesise!
Sepse kereksa per azil dhe sherim jashte Kosove asht zgjedhje e tina personale dhe nuk e perfshin KM.
Pra ne kete tregim s’ka pse te implikohet vellau i tij.
Me siguri qe ai nuk jeton ne bashkesi me Isa Mustafen.
Dhe me siguri qe Isa nuk ka dashte me u impliku si Kryeminister i vendit ne cashtjet e tij private. Dhe ka ba mire!
Vullnetit nuk i pelqeu po m’doket fare kandveshtrimi jem.
Problem i tij.
I thash se po te kishte shkri kapital Isa per me e shnosh vllaun, serish Insajder-i kish me i ra ne qafe – qysh po i shpenzon paret e publikut per vellaun, derisa ne Kosove shume njerez vdesin te lane mas dore!?
Ose me e pas shkri kapitalin extra privat mejeher kishin me shkrue se kah i ka marre Isa ato pare?
Sulmi mendoj une pati parpavije politike dhe asht presion publik ndaj Kryeministrit!?
Mos harroni se sjellja e Kryeministrit ne kete rast ishte ne suaza te etikes se pushtetit.
Nuk ka dashte me e perzie familjen me zyren e tij publike, qysh pati ba ne rastin e te birit, qe i doli keq!
I thash Vullnetit se Isa ka ma s’pakti faj per gjendjen ne shendetesine “klinikisht te vdekun” kosovare, por edhe ne faktin se shume qytetare ne kete vend, pra edhe vellau i Kryeministrit aktual ndihen te pashprese.
Isa nuk mundi ta riktheje shpresen per nje vit qeverisjeje, sepse ajoq e shkaterrohet 16 vjet asht zor me u rimekambe per nji vit!
Porse Isa ka faj se e lidhi fatin me nji strukture te diskutueshme ne pushtet, madje edhe me premisa se disa nga njerezit kryesor te ketij koalicioni mund te jene subjekt te drejtesise nderkombetare.
Ia thash kolegut Krasniqi edhe nji fakt shume domthanes.
Joe Biden, njeriu i dyte i superfuqise s evtem ne rruzullim ShBA, – e pati qit shtepine t ij familjare (private) ne shitje per me i ndihmu te bbiriut me u sheru nga kanceri – per te mos e shqetesu opinionin publik, se ai mund te perdorte fonde publike per kete qellim, pra per ta shmang cdo keqkuptim – ndonese djali i Joe vdiq nderkohe – babai u deshmue burrshtetas me etike te nalte pushteti. Bravo i kofte!
Isa ne kete rast nuk bani asni krim!
Porse Kryeministri, ne mungese te ekipit dhe PR-t ra serish viktime e nefcit te tij, dhe problemeve serioze me qendrueshmenine si karakter duke shfaq debalans ne harmonine mes njeriut te rendomt dhe burrit te shtetit.
Mustafa po sillet si njeri i atakuem nga te gjitha anet dhe kjo e ban te pasigurt ne drejtimin e Qeverise.
Gabim fatal i tij – pra krim – ishte thirrja e gazetarit Kajtazi, akt ky shume i shemtuet dhe i denueshem – qe e ben Isa Mustafen te njajt me krejt eliten aktuale politike te vendit! Zaten ky njeti nuk mundi me e ba diferencen dhe tash asht ne atrget nga te gjitha anet – pra edhe nga partneri i tij HTH, qe shpejt ka me ia ngul thiken mas shpine!
Kryeministri munet me e ba ni kat qytetar – me i kerku falje publike Vehbi Kajtazit – dhe Insajderit, si dhe publikut kosovar dhe me i kqyr punet e tija e mos me u marr ma me shtypin e lire!!!