Ekonomi

Prona e shtetit dyshohet se u përdor si bazë e terroristëve (Foto)

16.03.2016 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prona e shtetit dyshohet se u përdor si bazë e terroristëve (Foto)

Një pjesë të aktivitetit të dyshuar terrorist, biznesmeni Fatos Rizvanolli e ka zhvilluar në pronën e shtetit. I arrestuari për financim të terrorizmit ka kontratë qiramarrjeje të nënshkruar me Islam Selimin, drejtor i ndërmarrjes Auto Prishtina.

Fatos Rizvanolli ka në shfrytëzim një hapësirë të madhe “Te Rrethi” për të cilën paguan 500 euro qira në muaj. Në një pjesë të hapësirës ka funksionuar një xhami ilegale e cila është mbyllur në vitin 2014 pas arrestimit të 40 të dyshuarve për terrorizëm.

Ndërsa, në pjesën e parë, Rizvanolli zhvillon aktivitet biznesor të dhënies së veturave me qira, shitjes dhe larjes së tyre. Prona e Auto Prishtinës menaxhohet ilegalisht nga Islam Selimi që është vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Këtë ia ka lejuar Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë gjithë këtyre vjetëve. Selimi vite më radhë nuk ka raportuar në AKP për të hyrat që mbledh nga bizneset që operojnë me qira në këtë hapësirë. AKP-ja pati konfirmuar se kanë kërkuar nga Selimi që të hap llogari bankare të ndërmarrjes shoqërore. Disa vite rresht ai nuk ka përfillur kërkesat e AKP-së dhe nuk i është nënshtruar kontrollit të këtij institucioni shtetëror, transmeton insajderi.com.

terror-5

Përveç kompanisë që operon në këtë Rizvanolli ka edhe kompani tjera. Në pronësi të të arrestuarit dhe babait të tij janë të paktën tri firma të regjistruara. Njëra prej tyre është biznes joaktiv. Fatos Rizvanolli është pronar i ndërmarrjes “Auto Market” dhe “Auto Shped”.

Në firmën tjetër  NTSH “Tosi” është person i autorizuar. Pronar figuron babai i tij, Isa Rizvanolli. Ky biznes operon te Rrethi. Në kuadër të këtij biznesi ka funksionuar xhamia që nuk ishte nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Insajderi ka provuar të flas sot me Islam Selimin, por ai nuk ka pasur qasje në telefon. Qiradhënien ai e kishte sqaruar verën e vitit 2014. E kishte pranuar se ka marrëveshje me Fatos Rizvanollin.

“Në fillim këta djemtë erdhën dhe më kërkuan që t’ua jap një pjesë të hapësirës që t’i lënë pakot e disa ndihmave që ata po i shpërndanin për të varfrit dhe Ramazanin e kaluar ua dhashë pa kompensim një hapësirë në shfrytëzim, por më vonë ata filluan të falen aty dhe kërkesat e tyre u rritën”, kishte thënë Selimi për Gazetën Express.

“Për atë hapësirë që shfrytëzojnë ata paguajnë 500 euro në muaj qira”. Selimi ka thënë se kontratën e ka nënshkruar me Fatos Rizvanollin i cili zhvillon biznes të dhënies së veturave me qira. Ndërkaq Agjencia e Privatizimit ende nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e Insajderit lidhur me veprimtarinë biznesore në pronë shoqërore të biznesit të akuzuar, Fatos Rizvanollit.

Insajderi ka raportuar fillimisht për arrestimin e biznesmenit Rizvanolli nga Policia e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare