Rruga shqetëson qytetarët në Kaçanik (Foto)

E publikuar: 16/03/2016 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në foto shihet një pjesë e rrugës kryesore afër Çerdhes së fëmijëve në Kaçanik. Siç na njofton një qytetar B.D.,ky problem është më shumë se dhjetë vite që shkakton probleme.
Kur është koha e nxehtë kundërmon erë e ujërave te zeza, ndërsa kur bie shi, krejt këto dalin në sipërfaqe dhe vërshojnë neper rrugë, sqaron ky qytetar për Inosot.
Kujtojmë se kjo rrugë është njëra nga dy rrugët kryesore të qytetit dhe është e frekuentuar nga qytetarët, duke parë se aty afër ka shtëpi banimi, pastaj janë çerdhja, enti për punë sociale dhe një furrë e bukës.

Shkëlqim Ajdini

10264639_972934012791893_3885524729723100414_n