Bota & Rajoni

Maqedoni: Gazetarët insistojnë për reforma në media

15.03.2016 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Institucionet në Maqedoni heshtin kërkesën e shoqatave së gazetarëve për vazhdimin e bisedimeve për reforma në media.

Përveç Lidhjes Social Demokrate të opozitës, e cila mbështet kërkesën e tillë, ende asnjë nga partitë tjera politike dhe zyrtarët shtetëror si presidenti, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri nuk janë deklaruar lidhur me letrën në adresë të tyre nga shoqatat për tu takuar lidhur me negociatat për reforma serioze në media para zgjedhjeve të parapara për më 5 qershor.

Bisedimet janë ndërprerë më 24 shkurt kur partitë arritën marrëveshje për shtyerjen e datës së zgjedhjeve, kjo edhe ka nxitur shoqatat që të kërkojnë vazhdimin e tyre pasi sipas tyre pa media të pavarura nuk mund të priten zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Nga liderët e katër partive kryesore politike VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH kërkojmë përgjigje se pse dështuan bisedimet për reforma në media?. Liderët politik Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh ThaçI morën përsipër zbatimin e reformave serioze në media andaj Ii rikujtojmë se pa këto reforma Maqedonia nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe nuk do të ketë zgjidhje të krizës politike”, ka deklaruar Naser Selmani, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Lideri i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev për ndërprerjen e bisedimeve ka fajësuar VMRO DPMNE dhe partnerët e saj.

Ai edhe një herë i ka bërë thirrje atyre, por edhe të gjitha shoqatave të mediave që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje për si[ ka thënë një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes politike.

“Ky nuk është vetëm se obligim nga marrëveshja politike, por edhe pjesë e vlerësimeve të publikuara nga Bashkësia ndërkombëtare se për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nevojiten media të pavarura. Reformat në media janë obligim edhe i raportit të Komisionit Evropian nga I cili varet e ardhmja e Maqedonisë”.

“Pa reforma në media nuk mund të ketë zgjedhje fer dhe demokratike andaj duhet të ulemi dhe të bisedojmë për të bërë hapin e duhur lidhur me këtë çështje shumë të rëndësishme”, ka deklaruar Zaev.

Njohësit e çështjeve politike dhe të medias, ndërkohë thonë se rol të rëndësishëm në reformimin e mediave duhet të ketë komunitetit ndërkombëtar, me ndihmën e të cilit edhe ishte arritur marrëveshja politike mbi format e kapërcimit të krizës në vend.

Xhelal Neziri, thotë se partitë edhe pse deklarativisht angazhohen për media të pavarura në fakt ato sipas tij bëjnë të kundërtën duke përdoruara mënyra nga më të ndryshme pengojnë arritjen e marrëveshjes.

Ai thotë se ndërkombëtarët nuk duhet që këtë çështje t’i lënë partive apo ndonjë trupi rregullator, por duhet të angazhohen në miratimin e një kornize të qartë ligjore mbi funksionimin e mediave.

“Mendoj se është gabim nëse faktori ndërkombëtar mendon që çështja e mediave t’i jepet aktorëve të kësaj fushe me atë që do të respektohen standardet ndërkombëtare, pa sanksionimin e këtyre çështjeve me ligj. Duke reformuar trupat rregullator, apo duke vendosur rregulla strikte në ndarjen e mjeteve buxhetore për mediat dhe duke mënjanuar të gjitha hapësirat për korruptimin e mediave do të arrijmë që të kemi një ambient demokratik me media të lira dhe të pavarura”, thotë Neziri.

Bisedimet mes partive ku ishin përfshirë edhe shoqatat e mediave kishin të bënin me departizimin e agjencisë së mediave, si organ më i lartë për kontrollin e punës së mediave, pastaj çështjen e reklamave qeveritare, uljen e gjobave si dhe punën e transmetuesit publik, transmeton rel.

Nevoja për reforma në media u aktualizua pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve nga ana e opozitës në të cilat sipas saj dëshmohen presionet mbi pavarësinë dhe lirinë e mediave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë