Të hyrat vetanake komunale ndihmojnë realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës “ Shefket Fera”
Projekti “ Ndërtimi i rrugës “Shefket Fera-Kaçanik” është financuar pjesërisht edhe nga të hyrat vetanake, konkretisht nga të hyrat e tatimit në pronë.
Ky projekt ka kushtuar afër 28 mijë euro, ndërsa në këtë shumë 4,755 euro janë nga të hyrat vetanake komunale. Rruga “Shefket Fera” në Kaçanik është me gjatësi 300 metra, gjerësi 5 metra dhe 7 centimetra trashësi të shtresës së asfaltit.
Përmes pagesës së tatimit në pronë nga ana e qytetarëve, Komuna e Kaçanikut këto të hyra është duke i kthyer në krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e vet.
Shkëlqim Ajdini