Kroacia dënon ish kryeministrin me 9 vjet burg, ia konfiskon pasurinë tërë familjes së tij

E publikuar: 12/03/2016 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas gati dy viteve, përfundoi procesi gjyqësor kundër ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Sanader është dënuar me nëntë vite burg. Në dënim do të numërohen edhe koha e kaluar në burgun hetues. Po ashtu, do të konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara.

Pos parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi. /Telegrafi/