Bota & Rajoni

Nga 11 të akuzuarit, 6 pranojnë nxitjen e aktiviteteve terroriste

11.03.2016 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Nën akuzat për indoktrinim dhe nxitje të të rinjve nga Maqedonia, për të marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme në kuadër të grupit militant i njohur si Shteti Islamik, gjashtë nga njëmbëdhjetë të akuzuarit, të premten para Gjykatës Penale të Shkupit kanë pranuar veprën penale për të cilën ngarkohen.

Pas kësaj, Gjykata Penale ka kërkuar që në bashkëpunim me prokurorinë të merren vesh rreth dënimit të këtij grupi, që u arrestua gjatë verës së vitit të kaluar, në kuadër të aksionit anti-terrorist “Celula” të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, të realizuar në disa qytete të Maqedonisë.

Gjatë aksionit në fjalë, u bastisën edhe disa objekte fetare për të cilat Bashkësia Fetare Islame kishte theksuar se nuk janë nën kontrollin e saj, me ç’rast u arrestuan dhe klerikë fetarë nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari.

Pesë të akuzuarit e tjerë para gjykatës janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me grupin që ka rekrutuar persona për të luftuar në Irak dhe Siri.

Ekspertët e sigurisë theksojnë se çështja e terrorizmit duhet të trajtohet me shumë kujdes për të mos nxitur reagime anësore në një kohë kur stabiliteti politik në Maqedoni është shumë i brishtë.

Pavle Trajanov ish-ministër i Punëve të Brendshme aktualisht deputet në Parlamentin e Maqedonisë vlerëson se organet gjyqësore, si dhe të gjitha institucionet e tjera të Maqedonisë, të cilat janë të përfshira në luftën kundër pjesëmarrjes së shtetasve të Maqedonisë në aktivete ushtarake në luftrat e huaja, duhet të jenë shumë transparente, veçanërisht gjatë realizimit të proceseve gjyqësore.

“Në përgjithësi proceset gjyqësore për rastet në fjalë, përkatësisht kur kemi të bëjmë me pjesëmarrjen e shtetasve të Maqedonisë në luftërat në Siri dhe Irak, duhet të jenë hapura për opinionin dhe tërësisht transparente, si preventivë për rastet tjera që mund të paraqiten në Maqedoni”.

“Me shumë rëndësi është të kyçen të gjithë faktorët relevantë, siç është Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, sektori civil, mediat, po gjithsesi edhe partitë politike për të parandaluar dukurinë e kyçjes së shtetasve të Maqedonisë në luftërat e huaja, e cila gjithnjë e më shumë është prezente në shoqërinë tonë”, thotë Pavle Trajanov.

Bashkësia Fetare e Maqedonisë disa herë ka theksuar se kundërshton pjesëmarrjen e qytetarëve të Maqedonisë në luftërat në Siri dhe Irak, duke i konsideruar ato si të pakuptimta dhe në kundërshtim me parimet islame.

Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov në nëntorin e vitit të kaluar para gazetarëve ka theksuar se dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri janë kthyer dhe gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Ivanov bëri të ditur se nga Maqedonia, të regjistruar si pjesëtarë në luftimet në Siri janë 110 persona, përderisa 25 shtetas të Maqedonisë janë vrarë në luftërat në Lindjen e Mesme, transmeton rel.

Ndryshe në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për tu përfshirë në luftërat e huaja paraqet vepër penale për të cilën parashihet më së paku 5 vjet burg.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët