Bota & Rajoni

SHBA i shet avionë luftarakë “aleatit të pasigurt”

11.03.2016 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka thënë se bllokimi i shitjes së avionëve luftarakë do të bënte më shumë dëm, sepse do t’iu hapte rrugë vendeve si Rusia dhe Kina që të shesin në Pakistan.

Shpërndaje
Komentet
Senatorët amerikanë kanë pasur dilema për shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Pakistan, duke e cilësuar atë si “aleat të pasigurt” të Shteteve të Bashkuara, por në fund e kanë mbështetur marrëveshjen.

Senati ka votuar me 71 vota kundër rezolutës, e cila do ta bllokonte marrëveshjen prej 700 milionë dollarësh me Korporatën Lockhead Martin, ndërsa 24 vota kanë qenë për.

Sponsor i rezolutës ka qenë senatori republikan, Rand Paul, njëherësh ish-kandidat për president të SHBA-së.

“Edhe pse Qeveria e Pakistanit është konsideruar aleat i Amerikës në luftën kundër terrorizmit, sjellja e Pakistanit do të sugjeronte ndryshe”, ka thënë Paul.

“Edhe pse u japim atyre miliarda dollarë ndihma, ne jemi të vetëdijshëm se inteligjenca e tyre dhe aparati i tyre ushtarak ndihmon talibanët afganë”, ka shtuar ai.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të bindin Pakistanin që të përdorë ndikimin e tij dhe të sjellë talibanët në tryezën e bisedimeve për paqe me Qeverinë e Afganistanit.

Pos që ka siguruar Islamabadin si vend për bisedime, Pakistani nuk ka arritur të bindë talibanët, gjë që ka zemëruar Uashingtonin dhe Kabulin.

Për më tepër, Uashingtoni ka akuzuar hapur agjencinë e inteligjencës të Pakistanit për mbështetje të rrjetit Hakani, një fraksion ky i talibanëve, i cili është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Inteligjenca pakistaneze, megjithatë, ka hedhur poshtë akuzat.

Fakti që rezoluta e senatorit Paul për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë për Pakistanin ka siguruar mbështetje nga pothuajse një e katërta e Senatit, tregon se sa të thyera janë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Administrata Obama, muajin e kaluar, ka miratuar shitjen e avionëve F-16 në Pakistan, por disa aleatë demokratë, përfshirë senatorët Chris Murphy, Mark Warner dhe Joe Manchin, kanë votuar kundër shitjes.

India po ashtu ka protestuar fuqishëm kundër shitjes së avionëve të tillë të sofistikuar te rivali i saj bërthamor.

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të lejojnë shitjen, edhe pse Pakistani, sipas tij, ka bërë “dredhi” ndaj Shteteve të Bashkuara.

Corker ka thënë se bllokimi i shitjes do të turpërorjë publikisht Islamabadin dhe do ta detyrojë atë që të blejë avionë luftarakë nga Rusia ose Franca.

Por, Corker dhe mbështetësit e tjerë të marrëveshjes kanë rënë dakord që të pengojnë financimin e SHBA-së për të ndihmuar Pakistanin në pagesat e luftëtarëve, transmeton rel.

“Ndalimi i subvencioneve dërgon një mesazh shumë të nevojshëm për Pakistanin që ai të ndryshojë sjelljen e tij. Ndërsa, bllokimi i shitjes së avionëve luftarakë do të bënte më shumë dëm, sepse do t’iu hapte rrugë vendeve si Rusia dhe Kina që të shesin në Pakistan, si dhe do të pengonte bashkëpunimin më të madh kundër terrorizmit”, ka thënë Corker.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë