Sport

Sharapova me doping, dënim i rëndë për të

11.03.2016 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deklarata e Maria Sharapova-s për pozitivitetin e saj në testet antidoping vazhdon të jetë temë diskutimi në ambientet e tenisit botëror.

Shumë kolegë të ruses kanë shprehur keqardhjen për të, por shtuan se kjo situatë mund të evitohej prej saj. Për Agnieszka Radwanska, askush nuk e priste një gjë të tillë dhe se të gjithë u shokuan nga lajmi. Ndërsa, Rafael Nadal theksoi se Sharapova u tregua neglizhente dhe se shpresonte se ky ishte një gabim i bërë padashje.

“Të gjithë mund të bëjnë gabime”, tha Nadal. “Unë dua të besoj se Maria e bëri ate pa dashjen e saj, por për shkak të neglizhencës. Gjithsesi rregullat janë rregulla dhe është e drejtë që ajo të paguajë për atë çfarë ndodhi.

Sharapova, që rrezikon të dënohet me 2 deri në 4 vjet pezullim, ka gjetur edhe mbështetjen e plotë të Novak Djokovic dhe Serena Williams.

“I dëshiroj më të mirën Sharapovas”, tha Djokovic. “E njoh atë prej shumë kohësh dhe ndjej keqardhje për momentin që ajo po përjeton. Shpresoj që ajo të dalë nga kjo situatë më e fortë”.

Ndërsa, Williams e vlerësoi Sharapova-n për sinqeritetin e saj duke thënë se rusja tregoi shumë kurajo teksa pranoi të gjitha përgjegjësitë e saj për këtë ngjarje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro