Mbrëmë në Londër u mblodhën 4500 euro për Klinikën Onkologjike të spitalit të Prishtinës

E publikuar: 07/03/2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo ishte një mbrëmje ndryshe, një ndejë ndryshe nga ndejat e tjera; me muzikë të gjallë, atmosferë fantastike dhe ishte një rast i mirë për të ndihmuar.

Mbrëmë në pabin Queens Arms të Londrës, gjatë festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, u mblodhën 4500 euro për Klinikën Onkologjike të spitalit të Prishtinës, me qëllim që sado pak t’i lehtësohet dhimbja femrave që ballafaqohen me kimoterapi në këtë klinikë.