Rrëfimi i 38 vjeçares: Ish-i dashuri më përndjek. Më dërgon foto nudo

E publikuar: 03/03/2016 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndarja nga ish-partneri, ndonjëherë mund të rezultojë më e vështirë nga sa e kishit menduar.

Rasti i kësaj 38 vjeçareje është shembull i kësaj.

I dashuri i saj nuk mund ta pranojë ndarjen dhe për t’ia demonstruar dashurinë, ai ka gjetur një mënyrë të veçantë.

Lexoni historinë e cila është publikuar në “The Sun”, në rubrikën e psikologes.

Letra e gruas

“Jam e shokuar nga veprimet që bën ish­i dashuri im, me të cilin kam disa kohë që jam ndarë. Unë jam 38­vjeçe ndërsa ai 41­vjeç. Ai më thotë që më do shumë dhe nuk do t’i japim fund, por unë nuk mund të vazhdoja më me të. Edhe pse ka kaluar kohë ai vazhdon të më shkruaj, dhe këto kohë ka gjetur një mënyrë të re. Më dërgon foto nudo të vetës së tij dhe më thotë që më do dhe kërkon të kthehemi prapë. Nuk dua t’ia bllokoj numrit apo ta bllokoj nga Facebook­u pasi mendoj se kjo do ta shkatërronte dhe nuk dua t’i bëj keq”.