Motra e viktimës rrëfen tmerrin e përndjekjes nga ish-agjenti i SHIK-ut /VIDEO

01.03.2016 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ornela Canaj, motra e Alda Canaj, 16 vjeçares së vrarë nga Marjan Rroku bashkë me nënën në vitin 2001 ka vendosur të flasë për atë që ndodhi 15 vite më parë.
Në një lidhje me emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës ajo thotë se shkoi në SHBA sepse e dinte që vrasësi fshihej atje. “E dija që ai fshihej pas një kompanie amerikane që mund të ishte atje”, tha ajo ndërsa rrëfeu edhe çfarë ndjehu kur e pa sërish në TV.
 “Kur dëgjova intervistën, dëgjova për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj se ai është penduar. Nëse pendohesh, atëherë pse nuk dërgove një letër, por dole në televizion. Pashë që shumë njerëz shkruanin që ai duhej të kërkonte falje”.

Ornela tregoi edhe se çfarë kishte ndodhur ditën e ngjarjes, 15 vjet më parë në Tiranë. Me lot në sy ajo tregon momentin kur morri vesh vrasjen: “Mendova se ishte kërcënim si ata të papërfunduarit që merrte çdo ditë, dhe nuk e shoqërova motrën në shtëpi, deri sa më erdhi policia dhe më tha që ma kishte vrarë motrën dhe mamanë”.

Ornela foli më pas për tmerrin që kishin përjetuar si familje nga përndjekja dhe kërcënimet e Marjan Rrokut. Sipas saj i riu që punonte në SHIK thoshte se e dashuronte motrën e saj.

“Punonin për një kompani amerikane. Ne të gjithë ishim në shoqëri. Ditën e parë që mësova se çfarë kishte ndodhur ishte kur Marjani kishte kërcënuar motrën. Ne jetonim në konvikt. E gjeta motrën të shtrirë në krevat, të nxirë dhe të ënjtur. Më tha se “një i dehur më tërhoqi, ishte me motor dhe më shtyu. Shkuam në polici dhe raportuam, por kur u kthyem nga policia, motra më tha: “Ai që ma bëri këtë mua, nuk është i panjohur. Është Marjani, punon për SHIK-un, ka pistoletë dhe më tha, që po ju the njerëzve të familjes, do t’i vras të gjithë ata. E denoncuam me emër Marjanin, si punonjës i SHIK-ut. Ai vazhdoi mbas këtij denoncimi, u bë dhe më keq. Erdhën na kërkuan të tërhiqnim denoncimin. Nuk patëm përgjigje për letrën, por emri i Fatos Klosit dëgjohej nga Marjani dhe Sulejmani (shoku). Gjithmonë thoshte se, “mua më mbron Fatos Klosi”. Por mbas gjithë denoncimeve dhe përpjekjeve nuk u mbajt përgjegjësi pas këtyre veprimeve. Motra ime u torturua”, tha Ornela.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë