Salihaj nuk lëkundet nga qëndrimi i tij për Thaçin

E publikuar: 24/02/2016 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Salihaj ka qenë ndër të parët deputetë të LDK-së që kanë dalë publikisht me qëndrimin e tyre kundër zgjedhjes së Thaçit president të vendit.

Salihaj këtë e ka konfirmuar përsëri për Koha.net, duke thënë se nuk lëkundet nga ajo që ka thënë, transmeton Koha.net.

“Jo, jo nuk do të marrë pjesë në votimin e Thaçit president. Nuk lëkundem nga ajo që kam deklaruar”, ka thënë Salihaj.