Lajmet

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

04.09.2026 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt, gjatë ngjarjeve të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, raporton Ekonomia Online.

Prokurori i rastit, Valdet Gashi, ka treguar për sfidat dhe punën e bërë deri në ngritjen e kësaj aktakuze.

“Natyrisht se ky ka qenë një rast shumë kompleks dhe sfidues për hetimin. Mirëpo, falë një pune intenzive të Prokurorisë Speciale dhe stafit të saj, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit, ne kemi arritur në këtë fazë ku jemi — pra, me ngritjen e aktakuzës, e cila tani më është në gjykatë“, tha ai.

Ai ka sqaruar veprën penale për të cilën ngarkohen të pandehurit në këtë rast.

“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që të vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullsisë civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjen e datave 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në fshatin Prekaz i Poshtëm, më konkretisht në lagjen Jashari.”

Prokurori Gashi ka bërë të ditur numrin e të pandehurve të identifikuar dhe pozitat e tyre.

“Si rezultat i hetimit, bazuar në provat materiale dhe personale, kemi arritur t’i identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, të cilët i përkasin pozitave të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të Policisë Serbe.”

Ai ka thënë se janë vërtetuar detajet e forcave serbe dhe dëmet e shkaktuara gjatë sulmit.

“Gjithashtu është arritur që të vërtetohet saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në këtë sulm, pozicioni ku kanë sulmuar ata, aktivitetet e secilit prej të pandehurve, arsenali i armatimit që është përdorur, dhe dëmet që janë shkaktuar si në njerëz, ashtu edhe në pasuri.”

Më tej, ai ka treguar numrin e civilëve të vrarë gjatë këtij aksioni.

“Provat e siguruara gjatë hetimit të këtij rasti kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë — duke filluar nga mosha 5-vjeçare — gra dhe të moshuar. Përveç tjerash, është provuar se gjatë këtij sulmi, forcat e njësive speciale serbe kishin marrë peng nga shtëpitë e tyre banorë të lagjes Jashari, me të cilin rast i kishin maltretuar në mënyrat më të ndryshme.

Ai ka udhëzuar se detajet e tjera do të kuptohen gjatë leximit të aktakuzës.

“Se si është përcaktuar se cilat njësi speciale policore do të marrin pjesë në këtë sulm, se cila njësi kishte marrë përsipër sulmin direkt ndaj familjes së Shaban Jasharit e të tjera, do të keni rastin të kuptoni pasi ta lexoni aktakuzën, ngase aty në detaje i kemi elaboruar të gjitha rrethanat dhe specifikat e këtij rasti.”

Prokurori ka njoftuar se aktakuza është ngritur në mungesë për shkak të pamundësisë për t’i siguruar të pandehurit.

“Për informimin tuaj, aktakuza është ngritur në mungesë sot, pasi që një mundësi e tillë e ka paraparë Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës. Sepse ne, si Prokurori Speciale, i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, të njëjtit nuk kanë ëh ardhur në Prokurori Speciale dhe në mënyra të tjera nuk i mundem që t’i sigurojmë që të jenë prezentë.”

Ai ka shtuar se për shkak të fazës fillestare nuk mund të shpalosë më shumë detaje.

“Sa i përket elaborimit të shkurtër të rastit, për shkak se vetëm dihet që sot ka shkuar aktakuza, nuk janë bërë ende detaje ëh ëh të ditura detajat konkrete, unë nuk do të lëshohesha më tepër.”

Prokurori ka konfirmuar se sipas të dhënave aktuale të gjithë të akuzuarit janë ende në jetë.

“Sa i përket të pandehurve, sipas informatave që ne i kemi, të gjithë këta persona janë të gjallë me ato informacione që i kemi. Nëse në ndërkohë vjen ndonjë informacion pas publikimit të emrave që ndonjë person nuk është i gjallë, që ne nuk e dimë ato rrethana, atëherë natyrisht se sipas ligjit ne kemi mundësi edhe që të tërhiqemi nga akuza për ata persona. Por në bazë të informatave që ne i kemi, të gjithë këta persona janë të gjallë.”

Gashi ka theksuar se sfida kryesore ka qenë identifikimi i njësive përgjegjëse.

“Unë e thashë jo rastësisht, sepse janë persona të cilët kanë pozita menaxhuese nëpër institucione apo njësi ku kanë operuar. Ajo që është me rëndësi me theksuar është se më e rëndësishmja, pjesa më e rëndësishme është identifikimi i këtyre njësive dhe sfida më e madhe ka qenë identifikimi i këtyre njësive, duke parasysh pak edhe periudhën kohore.”

Ai ka zbuluar edhe emrin e udhëheqësit të Njësisë për Operacione Speciale që sulmoi shtëpinë e familjes Jashari.

“Departamenti i Sigurisë Publike ka qenë i kuadruar domethënë në këtë aksion, mandej Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti i Sigurisë Shtetërore dhe në kuadër të Departamentit të Sigurisë Shtetërore ka qenë edhe Njësia për Operacione Speciale e Serbisë. Këtë nuk desha ta thëm më herët sepse thashë do ta lexojmë në aktakuzë, por po e bëj publike që këtë Njësi për Operacione Speciale e ka udhëhequr Milorad Ulemek ‘Legija’, i cili, atë që thashë më herët, e ka pasur për obligim dhe për detyrë dhe me kërkesën e tij speciale domethënë që ta sulmojë drejtpërdrejt shtëpinë e familjes së Shaban Jasharit. Kështu edhe ka ndodhur edhe në terren“, shtoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë