Kryetarii Komunës së Gjilanit, LutfiHaziri, ka pritur sot përfaqësuesit e projektit ndërkufitar Çair-Gjilan, për të parë nga afër ecurinë e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.
Bordi i projektit i udhëhequr nga kryetari Haziri, u njoftua për ecurinë e këtij projekti nga koordinatorja Gëzime Idrizi Ismaili, sikurse edhe për aktivitetet të cilat janë të planifikiuar deri në përbylljene tij. me vlerë të veçant për zejtarinë gjilanase.
Kryetari Haziri tha se është i kënaqur me rezultatet e arritura, ndërkaq u theksua se lista përfundimtare e përfituesve të nën-granteve, vlera e të cilave është 40 mijë euro,është nëfazën e fundit dhe pritet që më shumë se 25 biznese gjilanase të përfitojnë.
Përndryshe, projekti “Valorizmi i zejeve tradicional edhe potencialet e ekonomisë sociale për komunat Çair dhe Gjilan” është i financuar nga Komisioni Europian dhe ka filluar në tetorin e vitit 2014.