Marseille fiton 1-0 në fushën e Montpellier

E publikuar: 02/02/2016 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krejt ndryshe nga paraqitjet në shtëpi, ku nuk fiton prej 13 Shtatorit të kaluar, Marseille konfirmon forcën në trasfertë.

Kjo ndodhi edhe përballë Montpellier, në ndeshjen e fituar 0-1 në Stade de la Mosson. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gonzalez triumfoi në sfidën që hapi javën e 24-rt të Ligue 1 franceze. Montpellier provoi në të gjitha mënyrat t’i jepte vazhdimësi rezultateve pozitive, pas suksesit të javës së kaluar me Ajaçio, por mangësitë në fazën ofensive bëjnë që të besuarit e teknikut Hantz të mbeten të rrezikuar nga rënia nga kategoria. Për të zgjidhur ndeshjen në favor të Marseille, mendoi Georges-Kevin Nkoudou, në minutën e 68-të të takimit. Një goditje e saktë me të majtën, nga pozicion i prirët, që i mjaftoi miqve të merrnin tri pikët.

Marseille rezistoi edhe pse luajti për më tepër se 20 minuta në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të Florian Thauvin. Me këtë sukses, Marseille regjistroi rezultatin e tetë pozitiv radhazi në trasfertë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë të kampionatit francez, me 24 pikë.