Shfletuesi Chrome i iPhone-it tënd do të bëhet më i shpejt dhe më i qëndrueshëm

E publikuar: 28/01/2016 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse shfletuesi juaj Chrome iOS ka pasur probleme kohët e fundit, mos kini më frikë—Google do të lëshojë një përditësim të ri të Chrome që redukton problemet e tij me 70%.

Sipas një postimi të Chrome, Chrome 48 është një aplikacion shumë më shumë i qëndrueshëm dhe i shpejtë sesa versioni i mëparshëm. Me lëshimin e iOS 8 në shtator 2014, Apple prezantoi një motor që i lejon Google të përpiqet të riparojë aplikacionin e Chrome duke bërë ato përmirësimet shumë të nevojshme.

Si një shfletues  i papaguar në iOS, Chrome duhet të sigurojë një aplikacion të qëndrueshëm dhe që funksionon si duhet, për të tërhequr njerëzit drejt tij dhe larg aplikacionit Safari, i cili kohët e fundit i është dashur të riparojë problemet e veta. Chrome vazhdimisht e ka mundur Safari-n në betejën e shfletuesit më të pëlqyeshëm në botë, dhe rritja e qëndrueshmërisë dhe shpejtësisë do e ndihmonte Chrome që të ruajë titullin e tij.

StatCounter

Përditësimi i Chrome, sipas postimit të bërë, në mënyrë efektive do të lokalizojë dëmtimet e mundshme. Kur diçka nuk shkon si duhet në një faqe interneti ose në kërkimin e vet telefonit kujtesa kap vetëm procesin problematik që çoi në këtë dëmtim apo problem, dhe jo të gjithë aplikacionin.

Përditësimi gjithashtu përmirëson manovrimin e HTML dhe JavaScript, të cilat janë gjuhët thelbësore të programimit në internet. Ju mund ta vini re këtë  përmirësim në lëvizjen e shpejtë dhe të lehtë të çdo imazhi, teksti apo faqe, gjithashtu dhe në ngarkimin më të shpejtë kur kalon nga një faqe në një tjetër.