10 ushqimet që mund të përdoren edhe pas datës së skadencës

E publikuar: 27/01/2016 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patatinat – Sasitë e mëdha të kripës që kanë bëjnë që të mund të ruhen për një kohë më të gjatë.

Çokollata – E njëjta gjë sikurse dhe patatinat, veçse në të gjenden sasi të mëdha sheqeri.

Ketchup – Ai mund të përdoret deri në një vit pas datës së skadencës, nëse mbahet në vende të freskëta, siç është frigoriferi.

Kosi – Mund të përdoret deri në gjashtë javë pas datës së skadencës.

Djathi – Nëse nis të zejë myk ushqimor mund të shpërlani apo t’ia hiqni me thikë.

Qumështi – Deri sa nuk nis të ketë një erë të keqe, mund të konsumohet.

Vezët – Për të kuptuar nëse janë të mira apo jo, mjafton t’i fusni në një enë me ujë: nëse qëndrojnë në sipërfaqe, me shumë mundësi kanë mbledhur gaz dhe baktere brenda tyre. Nëse shkojnë në fund, janë ende të mira.

Buka – Edhe nëse është tharë mund ta ngrohni në furrë. E rëndësishme është të mos ketë zënë myk.

Orizi – Mund të konsumohet me muaj ose vite nga data e skadencës.

Frutat dhe perimet – Nëse nuk nisin të myken apo të prishen, mund t’i konsumoni me qetësi.