7 ushqime që pastrojnë mushkëritë nga tymi i duhanit

27.01.2016 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
7 ushqime që pastrojnë mushkëritë nga tymi i duhanit

Duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt, sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %. Por, shqetësues mbetet rritja e numrit të të rinjve duhanpirës. Bazuar në të dhënat e studimeve të ISHP-së, me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 vjeçare dhe me ata të shkollave të mesme (viti i parë dhe i dytë), rezulton se rreth 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 % e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Sipas studimit të ISHP-së, mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre, mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Këshillat
Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.

Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:

1. Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.

2. Seleni
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, ve dhe drithëra.

3. Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.

4. Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit.

5. Portokajtë
Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive.

6. Hithra
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur, ndërsa po ashtu është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.

7. Çaji nga halat e pishës
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive. Mbani mend që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)