“The Telegraph” për fundjavë: Çfarë do t’i sjell Januzaj Man UTD ?

E publikuar: 23/01/2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Premierliga angleze nesër luan ndeshjet e xhiros së 23-të, dhe si çdo javë, edhe kësaj here media e njohur britanike, “The Telegraph”, ka përgatitur 10 pyetje për ndeshjet e Premierligës.

Njëra ndër pyetjet ka të bëjë me Adnan Januzajn. Kosovari që ka shkëlqyer në paraqitjen e parë të të rinjtë e Manchester Unitedit, është ftuar në ekipin e parë nga trajneri Louis Van Gaal, për ndeshjen ndaj Southamptonit.
“Çfarë ndikimi do të ketë Januzaj pas kthimit?”, është titulli i “The Telegraph”.

“Adnan Januzaj do të ftohet nga Manchester United për ndeshjen me Southampton, pas një aventure të pasuksesshme të huazimit te Borussia Dortmund. Januzaj nuk ka luajtur për Djajtë që nga fundi i gushtit, por Van Gaal është impresionuar në mesjavë në paraqitjen e Januzajt të të rinjtë e Unitedit në fitoren 4:0 ndaj Southampton, duke shënuar dy gola.

Tani 20 vjeçari do të thirret për të shtuar kreativitetin. Januzajt nuk i është dhënë shumë mundësia deri më tani nga Van Gaal, por ndërprerja e huazimit nga Borussia Dortmund, ndoshta tregon se është koha e tij për të treguar veten dhe për të konkurruar për një vend të rregullt”, përfund shkrimi i “The Telegraph”.