Parashikimi i motit për sot dhe nesër

E publikuar: 23/01/2016 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vikend, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit, me presion të lartë atmosferikë.
Këto masa, sipas Institut Hidrometeorologjik të Kosovës, do të jenë prezente vetëm nesër, në orët e para të ditës, kurse nga dita e diele do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale.
Të dielën, si rezultat i ngritjes së temperaturave në dy vlerat ekstremale, ka mundësi që vende-vende të ketë reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri -17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga -3 deri 1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.
Në shumë vende pritet të ketë edhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3m/s.