Beogradit nuk i pëlqen barazimi i Ivanoviqit me politikanët “terroristë” të Kosovës

22.01.2016 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Beogradit nuk i pëlqen barazimi i Ivanoviqit me politikanët “terroristë” të Kosovës

Zyrtarë nga Serbia edhe sot merren me “rastin Ivanoviq” i dënuar dje nga trupi gjykues i EUELX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës veriore me nëntë vjet burgim për krime lufte kudër shqiptarëve në vitet 1999 e 2000.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë për RTS se nuk është normale që drejtësia dhe opinioni publik liderët kosovarë, të cilët kanë qenë udhëheqës të UÇK-së (ai e quan “terroriste”) i konsiderojnë politikanë, ndërsa Oliver Ivanoviq shënjohet si kriminel lufte.

Aktgjykimi i Oliver Ivanoviqit nuk është i plotfuqishëm.

Avokatë do të ushtrojnë ankesë, por, ka thënë Gjuriq, nuk ka avokatë që mund të ndihmojnë procesit të motivuar politikisht, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se aktgjykimi nuk duhet shikuar i izoluar nga zhvillimet tjera, sepse, ai dërgon sinjale të këqija për Serbinë dhe për popullin serb.

Sipas tij, ka moszbatime të elementëve kryesorë të Marrëveshjes së Brukselit – Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, edhe pse Qeveria ia ka dalë ta detyrojë Prishtinën para bashkësisë ndërkombëtare që ta zbatojë këtë e tani që ka ardhur moment ta bëjë këtë, Prishtina po ngurron e edh nga anash nuk po nxitet mjaftueshëm.

“Ka ardhur momenti që politikën tonë ta përshtatim sipas sjelljes së palës tjetër në dialog. S’ka dilemë se gjërat duhet të zgjidhen me dialog, por në tryezën që e pret diçka edhe Serbinë, e jo në tryezën ku Serbisë vetëm i vihen kushte e në anën tjetër pala tjetër nuk e zbaton as atë që është obliguar”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Serbia ka qasje përgjegjëse dhe racionale në raport Prishtinën dhe se ka bërë maksimumin për normalizimin e marrëdhënieve e ka shtuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga ajo që i takon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati