Mustafa: Aprovimi i MSA-së, një sukses i madh

E publikuar: 22/01/2016 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se aprovimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga Parlamenti Evropian është sukses i madhë për Kosovën.

“Po shpreh gëzimin tonë dhe përkushtimin për aprovimin e MSA-së. Qeveria ka përkushtim të punoj në realizimin e MSA-së. Është hapur një rrugë shumë e rëndësishme për vendin”, pohoi Mustafa.

Sipas tij, me këtë marrëveshje është hapur një rrugë shumë e rëndësishme per vendin.