Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës ka lajmëruar për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit sot duke filluar nga ora 12:00.
Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit për sesionin pranveror të Kuvendit.
Opozita ka lajmëruar se nuk do të lejohet zhvillimi i seancave plenare, derisa nuk tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet me Serbinë për asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, duke shtuar se dorëheqja e Qeverisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Parimeve është e domosdoshme.