Kosova i shpallë të përmbushura kriteret – pret liberalizimin

21.01.2016 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova i shpallë të përmbushura kriteret – pret liberalizimin

Në Ministrinë e Integrimeve Evropiane thonë se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e fundit teknike për liberalizimin e vizave, të kërkuara nga Komisioni Evropian, ndërsa shpresojnë që në ditët në vazhdim të marrin vlerësim pozitiv për përmbushjen e këtyre kritereve.

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shpjeguar se në cilën fazë të përmbushjes së kritereve për liberalizim janë institucionet e Kosovës.

“Duke iu referuar raportit të fundit të Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, mund të konstatoj se jemi në fazën krejtësisht përfundimtare të këtij procesi”.

“Kjo nënkupton që edhe ato tetë rekomandime, të cilat kanë qenë të reflektuara në raportin e fundit si të plotësuara pjesërisht, tashmë janë përmbushur plotësisht nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Çollaku.

Ministri Çollaku tha po ashtu se Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të bindura që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes, më shumë se çdo shtet tjetër që ka kaluar nëpër të njëjtin proces.

“Ajo çka ka mbetur tani të vihet në praktikë është dhënia e rekomandimit formal nga ana e Komisionit Evropian, i cili patjetër duhet të bëhet edhe me mbështetjen dhe vullnetin politik të të gjitha shteteve anëtaret të Bashkimit Evropian”.

“Mirëpo, unë jam i sigurt që në rastin e Kosovës ka vullnet të mjaftueshëm politik që të përmbyllet ky proces dhe që Kosova në asnjë mënyrë të mos jetë, si të thuash, një dëm anësor kolateral i krizës së madhe të refugjatëve që ka përfshirë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së”, theksoi Çollaku.

Nga ana tjetër, Dren Doli, analist nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i liberalizimit të vizave nuk është vetëm një proces teknik, por edhe një proces i rëndësishëm politik.

“Procesi i liberalizimi të vizave në Kosovë, që nga fillimi, është keqkuptuar dhe është menduar që në tërësi është proces teknik dhe varet nga përmbushja e kushteve nga ana e Qeverise së Kosovë”.

“Natyrisht që përmbushja e kushteve është një kriter themelor për procesin e liberalizmit të vizave, por menaxhimi i këtij procesi politikisht është kushti qenësor që u ka mundësuar gjitha vendeve të tjera të rajonit marrjen e liberalizimit të vizave”, tha Doli.

Për më tepër, Doli konsideron se institucionet e Kosovës nuk duhet të thirren vetëm në atë se janë përmbushur kriteret dhe të presin se çka mund të vijë në vazhdim, por, siç thotë ai, punët ende duhet vazhduar, në mënyrë që liberalizimi i vizave të mos vonojë.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet të mjaftohet që t’i raportojë si të përmbushura 8 kriteret teknike, të cilat janë dhënë në raportin e fundit, por duhet shkojë përtej kësaj, duke filluar një lobim intensiv në vende kryesore të Bashkimin Evropian, dhe natyrisht me grupet parlamentare brenda Parlamentit Evropian”, tha Doli.

Komisioni Evropian, më 18 dhjetor të vitit 2015, ka publikuar raportin e tij të fundit për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës për vitin 2016, në të cilin janë vlerësuar përparimet e arritura në përmbushjen e kritereve.

Por, në raport janë nënvizuar gjithashtu edhe kriteret që kishin mbetur për t’u përmbushur. Kosova kishte gjithsej 95 detyrime për të përmbushur.

Me qëllim të vlerësimit të përmbushjes së kritereve të fundit dhe progresit të arritur, Komisioneri për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, gjatë muajit shkurt pritet ta vizitojë Kosovën , kanë bërë të ditur zyrtarë të e Ministrisë së Integrimit Evropian në Kosovë.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian, edhe me anë të një peticioni, që t’i trajtojë qytetarët e Kosovës ashtu si i ka trajtuar vendet e tjera të rajonit, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, transmeton rel.

Ndërsa krerët e institucioneve të Kosovës, qytetarëve të vendit u kanë premtuar liberalizim të vizave që nga viti 2010.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë