Oliver Ivanoviq, ish lideri i Iniciativës serbe SDP është dënuar me 9 vjet burgim. Fajtor u shpall për pikën e parë të aktakuzës së tij, për ngjarjet e 14 prillit të vitit 1999, por u liruar nga pika e dytë e aktakuzës për kryerjen e krimeve gjatë vitit 2000.
Kolegji Gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka vendosur që Ivanoviq të jetë në arrest shtëpiak.
Ndërkohë të pafajshëm u shpallën koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq, babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.
Gjykata lë Ivanoviqin në arrest shtëpiak
NGA KATEGORIA