Mustafa: Rugova ishte lider i Kosovës në kohë të vështira

E publikuar: 21/01/2016 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me intonimin e himnit shtetëror dhe atij të dardanisë ka nisur akademia përkujtimore e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në 10 vjetorin e vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, njëkohësisht kryeministër i Kosovës me këtërë rast tha se vdekja e Rugovës ishte goditja më e rëndë për populin e Kosovës. Sipas Mustafës, Rugova ishte lider i Kosovës në kohë të vështira.

“Ai vdiq ne shtegun e fundit të rrugës se Kosovës pa e përjetuar Pavarësinë e vendit” tha Mustafa.