Konstituimi i Speciales në kundërshtim me Kushtetutën

E publikuar: 21/01/2016 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pa u përfillur kërkesat kushtetuese të Kosovës, Haga është përcaktuar si vendi ku do ta ketë selinë faktike Gjykata Speciale, e cila do të trajtojë krimet që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së në periudhën 1998-2000, shkruan sot Koha Ditore.
Përcaktimi i selisë jashtë Kosove nuk ka mbështetje në ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.
Nëpërmjet një komunikate shtypi, Holanda ka bërë të ditur të premten se ajo do të jetë nikoqire e kësaj gjykate, që formalisht bën pjesë në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Për selinë, por edhe për aspekte të tjera të gjykatës, autoritetet kosovare dhe ato holandeze kanë negociuar prej kohësh. E kanë bërë, madje, edhe një draft-marrëveshje.
Por, deri tash nuk është bërë e ditur nëse janë vënë inicialet në të, proces që duhet t’i prijë ratifikimit. As në strategjinë legjislative për 2016 nuk është paraparë një ligj me të cilin do të ratifikohej një marrëveshje që për subjekt ka Specialen.