Arrestohet një serb, voziste autoambulancën me dokumente të rrejshme

E publikuar: 20/01/2016 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb i cili ka prezantuar dokumente të rrejshme përderisa voziste një autoambulancë.

I dyshuari drejtonte veturën të tipit Pezho – autoambulancë me targa të Republikës së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Dheun e Bardhë.

Policia, me vendim të prokurorit ka konfiskuar veturën dhe dokumentet, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.