Kelmendi: Sikur të ishin pranue rekomandimet e mia, për 4 vjet ishin hapë 200 mijë vende pune

E publikuar: 19/01/2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji nga biznismenat e suksesshem kosovar dhe deputeti i PDK, Ramiz Kelmendi, foli ne emisionin Rrokum Roll per situaten ekonomike ne Kosove.

 

Zoti Kelmendi pati shume kritika ne politikat ekonomike e fiskale qeveritare, te cilat ne vend se me lehtesue, po e ngarkojne, bile edhe pamundesojne zhvillimin ekonomik ne Kosove.

“Qeveria zakonisht i ban reformat fiskale ne funksion te zhvillimit ekonomik. Si? Duke negociue me bizniset….duke i pyet çka ata i pengon… dhe tue u krahasue me politikat fiskale te vendeve tjera ne rajon. Dhe krejt keto kerkesa te bizniseve, qe verifikohen si te arsyeshme, te merren ne trajtim ne draftimin e ligjeve.

Na e kemi gojen plot me Prodhuesin Kosovar, edhe pozita edhe opozita, por kur vjen puna te draftimi i ligjeve qaq shume jane diskriminuese, me aq denime te ashpra e te medhaja sa….del krejt e kunderta. Askush nga Qeveria nuk bisedon me ta….reforma fiskale bahet tue fole me biznise dhe tue marre pervojat e avansueme te shteteve ne rajon”.

 

Çka ka ba Qeveria, pyeti moderatori Fidan Jupolli.

“Na nuk mundemi me thane se Kosova nuk ka mundesi me u zhvillu ose me thane se kemi qytetare te padijshem, na kemi shume qytetare te afte e te dijshem, por neve na duhet nji menaxhim….nji ndegjim i vemendshem i kerkesave tona. Po çka ndodhe? Na kemi nji buxhet te vogel, i cili po ndikon ne politikat tona fiskale….por tue hape vende te reja te punes na indirekt fillojme me rrite buxhetin. Na i kemi 1.1 milion njerez te afte me punu. 330 mije i kemi ne pune sot, pra jane edhe 7 ose 8 qindmije qe mujn me punu, mujn me kontribu ne buxhetin e Republikes se Kosoves”. 

 

Kelmendi ftoi Qeverine me i ba politikat fiskale ne bashkepunim me bizniset.

“Bani politikat fiskale me bizniset egzistuese, e simbas matematikes time, ne menyre indirekte ka me u rrite edhe buxheti”.

Deputetit Ramiz Kelmendi i dhimben njerezit e dijshem qe nuk po munden me ndikue ne zhvillimin ekonomik, e kjo simbas tij nuk po bahet per shkak te politikave ekonomike dhe mungeses se ideve.

Kelmendi gjate bisedes e dha nji propozim per zhvillim ekonomik dhe per hapjen e vendeve te reja te punes:

“Ne banka jane 1.3 miliard euro depozita te qytetareve, mjete te cilat kishin mujt me u shfrytezue per investitoret e huej ne vend, ne qofte se legjislacioni kishte me i mbeshtete”.

Kelmendi tha se investitoret e jashtem jane te domosdoshem, por ata munden me i punesue vetem 15% te popullates, e per kete qysh tha ai, nuk duhet me i harrue investimet e vendit qe i punesojne rreth 85% te popullates.

 

Ndersa per bizniset e vendit, Kelmendi tha se ka kompani qe jane ne hap me tregun dhe qe krijojne qarkullim te pareve ne vend, por qysh tha ai, ma problematiket jane bizniset e vogla qe s’kane mund me nxane kete hap, e per kete Kelmendi fajin ja la legjislacionit dhe metodave të kreditimit.

“Qytetaret tone duhet me pa si prodhohet, e nese e sheh qe prodhimi bahet ne nji vend adekuat, atehere rritet besimi dhe fillon konsumimi i prodhimeve vendore”, vleresoi Kelmendi.

E krejt ne fund Kelmendi tregoi se ne koorporaten e tij jane te punesuem rreth 2500 punetore, e qe deri ne 2020 numri ka me u rrite deri ne 36 mije.