Ammbasadori britanik Ruairí O’Connell, në këto çaste është duke biseduar me qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në pyetjen që i është bërë nga një qytetar se si ai e komenton protestën e fundit të opozitës,
“Veçanërisht thirrjet “Allahu Ekber”, kur sulmohet objekti i Qeverise?!’, ka shkruar qytetari,
Ruairí O’Connell është përgjigjur: “Protesta ka qenë domethënëse. Protesta është një e drejtë thelbësore e demokracisë. Kemi parë fuqinë e protestës me rastin e Rektorit. Por në kundrazi, dhuna dëmton mesazhin e protestës, por gjithashtu dhuna e rrezikon demokracinë”, ka shkruar ai./Gazeta Tribuna/