Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se kodi telefonik 383 nuk do të jetë pronë e Kosovës por e Serbisë.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për shtyp me ç`rast shtoi se Kosova ka humbur nga 65 milionë euro për çdo vit si pasojë e mungesës së kodit telefonik, njofton Klan Kosova.
Sipas tij në Kosovë po konkurron kompania shtetërore telefonike e Serbisë e kjo është e paparanueshme, jo vetëm siç tha ai “për çështjen e sovranitetit por edhe atë të Serbisë”.
Kreu i Vetëvendosje më tej ka potencuar se thirrjet e Kosovës në Serbi do të konsiderohen si thirrje lokale.
“Marrëveshjet me Serbinë po e çmontojnë pavarësinë e Kosovës dhe po e montojnë Kosovën brenda Serbisë” ka deklaruar Ymeri.