Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, rreth orës 04:55, policia në Prizren ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar përderisa të njëjtit kishin hyrë në Teqenë e Kurillës për të vjedhur gjësende të ndryshme me vlerë që mund të gjenin.
Sipas policisë, të dyshuarit, pasi e kishin vërejtur policinë, ishin fshehur brenda objektit por pa pasur sukses ngase policia kishte këmbëngulur për një kontroll të hollësishëm të objektit.
Pas arrestimit, gjatë intervistave është kuptuar se të njëjtit janë recidivistë të veprave të ngjashme penale kryesisht vjedhje në objektet fetare.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, të dyshuarit ndalën në masën e arrestit policor.