Aktiviteti në parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës që qon në terrorizëm është edhe prioritet i qeverisë së Kosovës. Kështu pohoi kryeministri i vendit Isa Mustafa në konferencën e donatorëve, lidhur me zbatimin e strategjisë nacionale, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
“Pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë doemos një aleancë të përbashkët që ne t’i tejkalojmë dhe të luftojmë kundër tyre”, ka thënë Mustafa.
Ai gjithashtu ka thënë se Kosova është vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, së bashku me vendet e tjera.
Parandalimi i ekstremizmit prioritet edhe për qeverinë
NGA KATEGORIA