Konsulli i Kosovës në Frankfurt largon nga puna shoferin e mbikualifikuar (Video)

16.01.2016 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konsulli i Kosovës në Frankfurt largon nga puna shoferin e mbikualifikuar (Video)

Ajvaz Berisha, konsull i konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, ka larguar nga puna shoferin e kësaj konsullate Miftar Dragidellën.

Në arsyetimin e vendimit të tij për largimin e Dragidellës nga puna, konsulli Berisha ka shkruar se kualifikimi prej gazetari e shkrimtari nuk përkon me punën e tij si shofer.

Dragidella, ka treguar për KALLXO.com se arsyetimet e dhëna në vendimin për largimin nga puna nuk qëndrojnë, pasiqë ai përreth gjashtë vite e ka ushtruar pa asnjë problem punën e shoferit në konsullatë dhe për këtë ai ka pasur edhe kontratë të përhershme të punës.

Në vendimin e nxjerrë me datë 17 dhjetor 2015, nga konsulli Ajvaz Berisha, ndër të tjera thuhet se Miftar Dragidella nuk është i përshtatshëm për vendin e tij të punës, për shkak të moshës së tij (58 vjeçar) dhe se nuk i ka shërbyer sa herë ka pasur nevojë konsulli për shërbimet e tij si shofer.

Por, Dragidella tha se mosha e tij asnjëherë nuk ka paraqitur problem që t`i përmbushë detyrat e punës, dhe as kualifikimi i tij nuk i ka paraqitur problem.

Të kontaktuar nga KALLXO.com, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë deklaruar se janë në pritje të përgjigjeve nga ambasada në Gjermani rreth kësaj çështjeje.

“Jemi në pritje të konfirmimit nga Ambasada në Gjermani dhe në momentin kur i pranojmë, do ju kthejmë përgjigje në pyetjet tuaja”, ka thënë Artan Behrami nga zyra për media e MPJ-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati