MTI lejon kompaninë e paautorizuar ta verifikojë nafën

16.01.2016 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MTI lejon kompaninë e paautorizuar ta verifikojë nafën

Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), lejojnë që trupa inspektuese KPU Inspekt-in, kompani e cila bënë verifikimin e konformiteteve të cilësisë së karburanteve të naftës në pikat kufitare të veproi pa autorizim.

Në rastet kur një trupë inspektuese e verifikimit i skadon autorizimi, do të duhej që kryeinspektori i MTI-së në bazë të përgjegjësisë të njoftoi Doganën e Kosovës se trupa në fjalë nuk ka autorizim dhe si e tille certifikatat e saj nuk janë valide.

Sipasburimeve të KosovaPress brenda Doganës së Kosovës, MTI nuk e ka njoftuar Doganën për skadimin e autorizimit të trupës inspektuese KPU Inspekt. Për këtë çështje, zyrtarët e MTI-së përmes përgjigjeve elektronike kanë pranuar se kësaj trupe i ka kaluar autorizimi, por që në përgjigje nuk kanë treguar pse lejohet të ushtroi veprimtarinë.

“KPU Inspekt është një trup për verifikimin e konformiteteve, e cila ka qenë e autorizuar nga MTI që të ushtroj veprimtarinë e saj deri më 19 dhjetor 2015. KPU Inspekt ka parashtruar kërkesën e saj për vazhdimin e Autorizimit, brenda afatit te caktuar ligjor. Komisioni për vlerësimin e kushteve për dhënien e propozimit për Autorizim te Trupave për Vlerësim të Konformitetit për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës (i cili është formuar nga ish-ministrat e MTI-së në mandatin e kaluar qeverisës, fillimisht më datën 28.06.2012, dhe i ndryshuar më datat 06.05.2014 dhe 06.11.2014) e ka shqyrtuar dokumentacionin e aplikuesit për vazhdim të autorizimit dhe ka vlerësuar se operatori ekonomik nuk kishte sjellë dokumentacionin e nevojshëm bazuar në U.A.16/2011 për mënyrën e autorizimit të Trupave për Vlerësim të Konformitetit, si dhe U.A. nr.07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës”, thuhet në përgjigjen elektronike të MTI-së.

Po ashtu, sipas përgjigjeve të MTI-së, komisioni, ka rekomanduar që KPU Inspekt t’i vazhdohet autorizimi vetëm deri më datën 31.12.2015 pasi që gradacioni bankar i dorëzuar nga aplikuesi ka pasur vlefshmëri deri në këtë datë.

”Bazuar në U.A. 07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, kohëzgjatja e Autorizimit nuk mund të jetë më e shkurtër se një vit, prandaj Ministrja e MTI-së nuk ka mundur të veprojë në bazë të rekomandimit të Komisionit. Rasti i aplikimit të këtij operatori për vazhdim të autorizimit është në shqyrtim dhe MTI do të veprojë në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.

Lirije Karaxha-Pula, përfaqësuese nga KPUInspekt, në një prononcim për KosovaPress, i ka ikur pyetjes se pse kompania që përfaqëson ajo, vazhdon të punojë pa autorizim. Ajo ka insistuar që të tregoi se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet të cilat i ka kërkuar komisioni.

Karaxha-Pula: Ne jemi nën autorizim

Video:

“Për këtë çështje duhet të pyetni Ministrinë e Industrinë. KPU Inspekt sipas Udhëzimit Administrativ, një muaj para se me skaduar afati bënë kërkesë për vazhdimin e autorizimit. Ne iu kemi përmbajtur tà « gjitha afateve të mundshme edhe kemi paraqit kërkesën më 18 nëntor të vitit 2015…Me vetë faktin që ne jemi të akredituar edhe sigurimi mbi përgjegjësin çdoherë e kemi plotësuar ose me policë ose garanci bankare është pranuar…Ata kanë vlerësuar ashtu që ne i plotësojmë të gjitha kushtet, prandaj nuk kanë ndërmarrë kurrfarë mase për me na ndërprerë vazhdimin e autorizimit. Jemi në pritje të autorizimit. Besoj që këto ditë merret… Vazhdojmë për arsye se jemi nën autorizim”, tha Karaxha-Pula.

Ndryshe, sektori i derivateve të naftës mbetet vrimë e zezë në vend. Kjo pasi ka shumë trupa inspektuese si dhe të konforimitetit të cilat bëjnë kontrollin e origjinës së mallit, vërtetësisë dhe cilësisë, por që cilësia vazhdon të jetë e pandryshuar dhe pa rezultate pozitive./KosovaPress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati