LDK në Prishtinë ngrit kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit

E publikuar: 16/01/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Prishtinës përmes një komunikate dërguar medieve ka përmendur një varg shkeljesh, siç i cilëson ajo, të kryetarit të komunës Shpend Ahmeti.

Në të përmenden mosraportimi i tij para anëtarëve të Kuvendit gjatë vitit që lamë pas, pengimi i punës së bordeve të Ndërmarrjeve Publike, mosbërja publike e vendimit mbi shtimin e drejtorive dhe moszbatimi i vendimeve administrative të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Të gjitha këto shkelje grupi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvedin e Prishtinës pretendon t’i ketë bërë kryetari Ahmeti, ndërsa paralajmëron ngritjen e një kallëzimi penal lidhur me këto çështje.