Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 09:30, ka arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar dy punëtorë të KEDS-it, gjatë kryerjes së punës së tyre në Dragash.
“Rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Bresanë, dy punëtorë të ‘KEDS’ gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar nga dy të dyshuar për shkak se janë ç’kyçur nga rrjeti elektrik. Viktimat e këtij rasti kanë marrë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Dragash dhe më pas janë kthyer në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje nën masën e arrestit policor.