Demarkacioni nën patronazhin e Jahjagës, Mustafa nuk e ka besimin e opozitës

E publikuar: 15/01/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa nuk do të jetë patroni i Komisionit ndërkombëtar për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Presidentja Atifete Jahjaga ia ka marrë nikoqirllëkun, shkruan sot Koha Ditore.
Në muajin e shkuar, Mustafa i bëri ftesë publike opozitës që të ishte pjesë e një komisioni që në përbërje do të kishte edhe ekspertë ndërkombëtarë, e i cili do ta studionte demarkacionin e dakorduar ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.
Ai pati bërë të ditur se ftesën për të tillë ekspertë ia ka përcjellë edhe Bashkimit Evropian e edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por deri tash nuk është treguar nëse është pranuar ndonjë përgjigje ose jo.
Prej dy ditësh gazeta ka adresuar pyetje në Zyrën e Kryeministrit përkitazi me këtë çështje. Vetëm të enjten mbrëma këshilltari i Mustafës, Sokol Havolli, ka theksuar se çështja ka kaluar te presidentja Jahjaga dhe se aty duhet kërkuar secilën përgjigje