Një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Maqellarë të Dibrës, ku Leonard Shehu, baba i dy fëmijëve, u gjet i vetëvarur.
Familjarët e viktimës i kanë thënë policisë se Shehu i ka dhënë fund jetës pasi së fundi qe pushuar nga puna në një minierë të Bulqizës.